Uashingtoni dhe Meksiko ranë dakord që ta zgjasin deri më 21 korrik ndalimin e udhëtimeve tokësore jothelbësore midis dy vendeve të tyre.

 

“Vendimi i marrë nga të dy vendet është një masë për të kufizuar përhapjen e COVID-19”, njoftoi sot Ministria e Jashtme e Meksikës.

“Kufizimet janë nën të njëjtat kushte si ato të vendosura më 21 mars. Të dy vendet do të vazhdojnë të koordinojnë masat shëndetësore në kufi, që do të qëndrojnë në fuqi deri më 21 korrik”, shkroi Ministria në Twitter.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb