TURQI – Drama e emigrantëve sirianë duket se nuk ka fund. Peshkatarët turq kanë gjetur sot trupin e pajetë të një vogëlusheje në bregun e detit.
Sipas mediave lokale, vajza është një 4-vjeçare nga Siria, e cila rezultonte mes 10 personave të zhdukur, pas mbytjes së një varkë të mërkurën e kaluar në afërsi të brigjeve të Bodrumit në Turqi.
Kjo ngjarje dramatike, na rikthen në vëmendje historinë e dhimbshme të vogëlushit Aylan, i cili u gjet i mbytur në fillim të shtatorit, në rërën e një plazhi në Turqi.
(er.nu/BalkanWeb)
