SPANJE

Këngëtari i njohur latin Pablo Alboran u vetëdeklarua homoseksual gjatë publikimit të një video në Instagram. Alboran, i cili është nga artistët më të mirë spanjoll u shpreh përpara fansave të tij se ndihej krenar për shijet e tij seksuale.

“Jam këtu për t’ju treguar se jam homoseksual” u shpreh 31 vjeçari. Pablo Alboran vitin e kaluar ka bashkëpunuar edhe me këngëtaren shqiptare me famë botërore Ava Max per hitin e tyre Tabu.

Në një fjalim intensiv, artisti bukurosh andaluzian ka siguruar që me siguri shumë njerëz “tashmë e dinin atë ose e imagjinuan” dhe se ai kurrë nuk ishte ndier “i diskriminuar”, as nga familja e tij dhe as nga kompania e tij e regjistrimeve muzikore.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb