Jorida Tabaku ka publikuar një video ku kujton premtimin e Ramës në 2013 kur deklaronte se PS në qeveri do të hapet 300 mijë vende të reja pune.
Sot pas 7 vitesh, Tabaku shprehet se Shqipëria është vendi më i varfër në rajon që drejtohet nga gënjeshtari më i madh në rajon.
Po ashtu ajo thotë se Ramën si kryeministër në 7 vite e kanë shoqëruar çdo ditë premtimet e pambajtura dhe gënjeshtrat.
STATUSI NGA JORIDA TABAKU
Premtimet e pambajtura dhe gënjeshtrat e përditshme kanë shoqëruar çdo ditë Edi Ramën në 7 vitet e keqqeverisjes së tij.
RAMAVIRUSI ka zhytur në varfëri dhe papunësi Shqipërinë. Vendi më i varfër në rajon që drejtohet nga Gënjeshtari më i madh në rajon! Asnjë formë propagande nuk mund ta fshehë të vërtetën ?
(BalkanWeb)