Deputetja Rudina Hajdari del në mbështetje të Vjosa Osmanit, e cila u shkarkua një ditë më parë nga çdo pozicion brenda partisë së Isa Mustafës.
Përmes një mesazhi në “Facebook”, Hajdari shkruan se edhe vetë e ka kaluar në kurriz furinë e baltës dhe mërisë së politikës së burrave, të cilët sipas saj, e urrejnë mendimin ndryshe dhe demokracinë
“Ju përgëzoj Vjosa R. Osmani për qëndrimet tuaja dinjitoze si një grua me parime të forta. Ju admiroj për kurajon tuaj.
Unë, ashtu si ju sot, e kam kaluar në kurriz furinë e baltës dhe mërisë së politikës së burrave të cilët e urrejnë mendimin ndryshe dhe demokracinë.
Por ajo që kam mësuar dhe jam e sigurtë ju e dini shumë mirë është se me rëndësi në politikë është vetëm besnikëria ndaj parimeve dhe elektoratit.
Qëndro e fortë dhe ju uroj shumë suksese”, shkruan Hajdari.
(BalkanWeb)
