Sot, në Vlorë është dhunuar avokati i njohur Kujtim Cakrani.

Në një lidhje telefonike me “News 24”, avokati Cakrani tha se ka shumë për të thënë, por se për momentin po jep dëshminë e tij në Komisariatin e Vlorës.

“Jam në komisariatin Vlorë dhe po jap dëshminë time. Kam shumë për të thënë, por në një moment tjetër”, deklaroi avokati.

Avokati ka thënë se e i njeh personat që e kanë kërcënuar. Sipas tij, ata i kanë thënë që të heqë dorë nga një çështje, që ka të bëjë me rrëmbimin e një shtetasi.
(d.xh/ Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb