Policia e Vlorës ka reaguar në lidhje me denoncimin e bërë sot në komisariatin e qytetit bregdetar nga avokati Kujtim Cakrani.
Ky i fundit ka kallëzuar në komisariat se është dhunuar nga dy persona. Policia thotë se pas marrjes së deponimit, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dhunës.
Njoftimi i policisë:
Vlorë
Në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë është paraqitur shtetasi K. C me profesion Avokat, i cili ka bërë kallëzim se në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në rrugën “Petoshati” Vlorë, dy persona ende të paidentifikuar dyshohet se e kanë goditur fizikisht me grushta për shkak të detyrës.
Policia po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
(d.xh/ Balkanweb)
