BERLIN- Shefi i diplomacisë së Kosovës dhe zëvendëskryeministri i parë i saj, Hashim Thaçi, sot është takuar me ministrin gjerman të Punëve të Jashtme Frank-Walter Steinmeier, transmeton Koha.net.

Për këtë takim Thaçi ka shkruar në Facebook:

“Në Berlin, me Ministrin e Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier diskutuam për historinë që e bëmë bashkë me nënshkrimin e MSA-së dhe për hapat e ardhshëm që duhet t’i përmbushim në partneritet. Gjermania mbetet shtyllë e sigurisë dhe garantuese e integrimit tonë në Europë”.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: