Janë publikuar për herë të parë fotografitë e rralla të dy vajzave të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, nga martesa e tij e parë.
Fotot ‘sekrete’ janë bërë publike nga ‘Daily Mail’ dhe tregojnë Marian dhe Katerinën në moshën e adoleshencës, kur Putin sapo kishte marrë pushtetin.
Bëhet fjalë për vitet 2000, kur janë realizuar fotot e pa publikuara më parë. Fotot, raportohen se janë publikuar nga një ish përkrahës i afërt i Putin, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.