Një person është gjetur i pajetë në Kavajë, rreth 20 metra nga bregu i detit.
Policia njofton se viktima është gjetur nga peshkatarët e zonës, në vendin e quajtur Përroi Leshniqës Qerret, ndërsa dyshohet se është mbytur aksidentalisht.
Gazetari Klement Baçi raporton për “BalkanWeb” se viktimë ka mbetur 65-vjeçari Agim Çobani, me banim në Golem, dhe dyshohet se është mbytur në det, pasi kishte dalë me pedalione.
Kavajë/Informacion paraprak
Më datë 27.06.2020, rreth orës 08:00, në vendin e quajtur Përroi Leshniqës Qerret, në largësi rreth 200 metra nga bregu i detit, peshkatarët e zonës kanë konstatuar një shtetas ende të paidentifikuar pa shenje jete, i dyshuar i mbytur aksidentalisht.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e personit dhe zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.
(BalkanWeb)