ITALI
Në 24 orët e fundit në Itali kanë ndërruar jetë 21 persona duke e çuar në 34.788 numrin total të vdekjeve që prej nisjes së pandeminsë së koronavirusit.
Ndërsa të infektuarin e rinj janë 182 persona duke shkuar në total 240.760 raste me koronavirus. Ditën e djeshme ishte 23 numri i viktimave dhe 142 ai i rasteve të reja. Ndërkohë, rastet aktive me koronavirus në vendin fqinj janë gjithsej 15 255.