ITALI
36- vjeçari Bledar Allmuça, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit ndërkombëtar ”Kulmi” mes Shqipërisë dhe Italisë ka rënë në pranga në shtetin fqinj.
Allmuça konsiderohet nga Italia si trafikant droge dhe ishte pjesë e grupit kriminal prej 37 të arrestuarve për 40 milionë euro drogë dhe për aktivitet 5- vjeçar të trafikut të kokainës, kanabisit dhe marijuanës.
Allmuça është arrestuar në Policoro teksa prej 4 ditësh ishte në kërkim. Ndërkohë bashkë me të janë arrestuar dhe dy shqiptarë të tjerë të cilët e ndihmuan të fshihej por këta të fundit nuk dihet nëse ishin edhe ata pjesë e grupit kriminal shqiptar në bashkëpunim me ato italianë për trafikun e drogës.
(BalkanWeb)
