TIRANE – Një video, që po qarkullon në rrjete sociale është dënuar gjerësisht nga lexuesit. Një mësuese teksa shkruan në dërrasën e zezë një problem tallet nga nxënësit, që bërtasin duke imituar britma kafshësh të ndryshme, si majmunët etj. Sipas ‘Jeta osh qejf’, bëhet fjalë për një shkollë të mesme në Tiranë.
“Ajo zonjë e nderuar ju jep dije, por ju jeni injorantë që bëni këtë video”, shkruan dikush, komenti i të cilit është pëlqyer në masë. Dikush tjetër shan brezin e ri që po rritet, brez që sipas tij karakterizohet si i paedukatë. Të tjerë thonë se klasa nuk i ngjan më një të tille, sesa më shumë se një çmendine apo një kopshti zoologjik.

(er.cu/d.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb