Kryetari i Gjykatës së Apelit të Durrësit dhe një gjyqtare kanë rezultuar pozitive me COVID-19, ndërsa sot është marrë vendimi i mbylljes së kësaj gjykate.

“BalkanWeb” mëson se Gjykata e Apelit në Durrës, ka vendosur të pezullojë aktivitetin e saj për një periudhë dy javorë. Vendimi për pezullimin e punës së gjykatës për një afat 15 ditor është marrë sot dhe se pritet që në ditët në vijim i gjithë stafi i kësaj gjykate, t’i nënshtrohen analizave për të mësuar situatën e të prekurve.

Ndërkohë, ndonëse nuk ka asnjë të prekur, Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë ka pezulluar sot aktivitetin e saj, pasi ushtrohet në të njëjtën godinë me Gjykatën e Apelit të Durrësit.

  • foto galeri

Në njoftimin e vendosur në hyrje të kësaj gjykate thuhet se për shkak të karantinimit prej Covid-19, çështjet e planifikuara për gjykim pranë saj nuk do të zhvillohen. Pranë kësaj gjykate do të zhvillohen vetëm rastet urgjente ( masat e sigurimit).


Pritet që tamponët t’i bëjnë edhe stafi i Gjykatës së Kavajës dhe të kryehet edhe dezinfektimi i godinës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb