BRUKSEL – “New York Times” ka zbuluar se një muaj përpara sulmeve terroriste në Paris, kryetarja e Bashkisë së Molenbeek, në Bruksel, e njohur si strehë e xhihadistëve, kishte marrë një listë me rreth 80 persona të dyshuar si militantë islamikë.
Mësohet se kryebashkiakja, Françoise Schepmans kishte në tryezë listën me emrat e terroristëve, mes të cilëve ishin edhe emrat e ideatorit të sulmeve në Paris Abdelhamid Abaud dhe dy vëllezërve Salah dhe Brahim Abdeslam.
Kryebashkiakja Schepmans tha se nuk është puna e saj për të ndjekur terroristët e dyshuar.
“Çfarë kam menduar për të bërë me ta? Kjo nuk është puna ime për të ndjekur terroristët e dyshuar. Kjo është përgjegjësi e policisë federale”,- tha Schepmans.
Franca ka kritikuar Shërbimet Inteligjente Belge, pasi nuk shpërndanë informacione mbi anëtarët e celulës.
(er.nu/BalkanWeb)