Nga AGRON LLUPI*

DIVJAKE – Zbardhen disa detaje nga krimi i ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Shënepremte të Divjakës, ku 46-vjeçari Gëzim Garruli ka hyrë me forcë në shtëpinë e motrës së tij, Shkurte Ballës dhe e ka plagosur me pistoletë me gjithë bashkëshortin e saj, Fiqeritin. Në shtëpi kanë qënë edhe fëmijët e tyre të mitur, 9 dhe 11 vjeç, të cilët fatmirësisht nuk janë prekur nga plumbat e dajës.

Çifti Balla ishte në shtëpi mëngjes, kur është qëlluar me plumba nga Gëzim Garruli, tashmë në kërkim nga policia. Sot, Shkurte Balla, 41 vjeçe dhe burri i saj, Fiqereti, 45 vjeç, të dy në gjendje të rëndë, pasi u dërguan në Urgjencën e qytetit të Lushnjes, u transferuan menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar. Mjekët janë përpjekur që të mbajnë në jetë Shkurten, situata e së cilës ishte kritike që në momentet e para. Bashkëshorti i saj Fiqereti ka marrë vetëm një plumb.

Burimet nga policia thanë paraprakisht se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pasi autori, që banonte në Kavajë, ishte divorcuar tre muaj më parë nga gruaja, me të cilën kishte një fëmijë të vogël dhe prej një muaji jetonte në shtëpinë e motrës. Duket se kundërshtimi i motrës për marrjen në kujdestari të djalit të mitur të Gëzimit, ka sjellë debate dhe sherre ndërmjet tyre, duke çuar në këtë tragjedi. Gjithsesi, hetimet vazhdojnë.

GRINDJA E NJE NATE ME PARE QE SOLLI KRIMIN

Burime nga vendi i ngjarjes bënë të ditur autori është konfliktuar me të motrën dhe kunatin, një natë më parë dhe në mëngjes herët, rreth orës 5, ai ka shkuar me një pistoletë tek shtëpia e tyre, duke tentuar të hyjë me forcë brenda. Dy bashkëshortët nuk ia kanë hapur derën, duke e bllokuar atë me divan, por 30-vjeçari ka qëlluar me plumb kunatin dhe më pas edhe motrën e tij.

DEKLARATA ZYRTARE E POLICISE

“Më datë 16.12.2014 ora 06.35, në fshatin Shenepremte Lushnje, janë plagosur me armë zjarri pistoletë, bashkëshortët: F.B, vjeç 45, banues neLushnje dhe shtetesja Sh.B, vjeç 41, banuese në Lushnje. Këta shtetas ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Autori dyshohet të jetë vëllai i shtetases Sh.B, shtetasi G.G, vjeç 46,banues në Kavajë. Po punohet për kapjen e autorit.

(Lajmi u përditësua)

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb