Policia greke ka zbuluar dhe asgjësuar 3 parcela me 3500 rrënjë kanabis sativa në Janinë.

Operacioni anti-drogë është zhvilluar në zonën e Luros, ku është kërkuar edhe ndihma e oficerëve të Policisë së Artes.

Gjithashtu, mediet fqinje raportojnë se në aksion u përdorën edhe varka për të lokalizuar parcelat me drogë. Ndërkohë, në pranga kanë përfunduar 5 shtetas shqiptarë dhe një banor i zonës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb