VLORË
Në vijim të operacionit të kërkimit të mjetit lundrues, shërbimet e Policisë Kufitare, bashkë me DVP Vlorë, Delta Forcë, Rojën Bregdetare dhe Guardia di Finanza, kanë bërë të mundur gjetjen dhe bllokimin e gomones, në brendësi të lumit Vjosë, në afërsi të Mifolit.
Nga këqyrja dhe kontrolli i mjetit lundrues nuk është gjetur në bord lëndë narkotike.
Shërbimet e Policisë vazhdojnë krehjen e zonës, për identifikimin dhe kapjen e personave që kanë qenë në bordin e këtij mjeti lundrues, si dhe kontrollin në ujërat detare për lëndë narkotike pasi dyshohet se mund ta kenë hedhur në det gjatë ndjekjes nga Policia. Operacioni vijon.
Ndërkohë në redaksinë e ‘BalkanWeb’, ka mbërritur kjo foto nga operacioni në det për kapjen e gomones.