Përhapja e coronavirusit në Brazil është një nga më të rëndat në botë, me më shumë se 2 milionë raste të regjistruara që nga marsi.

Në fakt, është vendi i dytë i prekur, pas SHBA-së. Kjo pasi që më shumë se 74,000 njerëz kanë vdekur nga virusi atje dhe, për shkak të mungesës së testimit, shifrat e vërteta besohet të jenë edhe më të larta, shkruan BBC.

Në këtë drejtim, ky medium ka sjellë në pah se si pandemia ka shpërthyer në vendin e Amerikës së Jugut.

Siç bëhet e ditur, përhapja zgjati ca kohë për të arritur në Brazil dhe ishte rajoni i Amazonës i cili u godit keq nga vala e parë e rasteve.

Numri i vdekjeve është rritur aq shumë sa që zyrtarët paralajmëruan se rezervat e arkivoleve në rajon ka të ngjarë të shpenzohen.

Ata u detyruan të gërmojnë hapësira të mëdha ndërsa vdekjet u shfaqen, dhe varfëria dhe kequshqyerja e bënë trajtimin e virusit në zemrën e pyjeve të shiut të Amazonës një sfidë të madhe.

Komunitetet indigjene kanë qenë ndër më të prekurit nga virusi dhe Manaus është shtëpi për një pjesë të madhe të tyre.

Çfarë e bën më të vështirë këtë është fakti se shumë nga shtëpitë e tyre ndodhen shumë larg ambienteve shëndetësore.

Në periferi të qytetit, infermierja Vanderlecia Ortega dos Santos, iu përgjigj krizës duke bërë që vullnetarisht të kujdeset për komunitetin e saj autokton të 700 familjeve.

Por nuk kaloi shumë kohë kur virusi u përhap në qytetet e mëdha si Rio de Janeiro dhe São Paulo. Rastet atëherë filluan të rriten ndjeshëm.

Në maj, kryetari i bashkisë së São Paulo paralajmëroi se sistemi i tij i pambrojtur i shëndetit ishte në prag të kolapsit pasi u bë një pikë e nxehtë e re për COVID-19. Ai tha se kërkesa për shtretër spitali ishte rritur shumë.

Ky spital, i ndërtuar brenda një palestre sportive në qytet, është një nga shumë hapësira shtesë që u hapën.

Por, pavarësisht rritjes së rasteve, ende nuk kishte bllokim kombëtar.

Shtetet dhe qytetet miratuan masat e tyre, por këto u pritën me protesta dhe të dhënat më vonë treguan se pajtueshmëria u zvogëlua me kalimin e kohës.

Urdhrat e qëndrimit në shtëpi dhe kufizimet e tjera u kritikuan edhe nga presidenti i ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro, i cili i denoncoi ato si “diktatoriale”.

Ai madje iu bashkua protestave kundër bllokimit në kryeqytet, Brasilia.

Z. Bolsonaro ka minimizuar vazhdimisht rreziqet e asaj që ai e quan “grip të vogël” dhe përgjigja e tij ndaj pandemisë është kritikuar shumë.

Ai ka argumentuar se bllokimet rajonale kanë një efekt më të dëmshëm sesa vetë virusi, dhe akuzoi mediat për përhapjen e panikut dhe paranojës, përcjell Telegrafi.

Madje, presidenti është zbuluar gjithashtu duke takuar mbështetësit ndërsa nuk kishte maskë.

Dhe ndërsa shumë njerëz ndajnë shqetësimet e tij për ndikimin ekonomik të bllokimeve, zyrtarët shëndetësorë nuk janë pajtuar me qasjen e tij.

Në fakt, dy mjekë kanë lënë postet e tyre si ministër i shëndetësisë që nga fillimi i pandemisë – njëri u shkarkua, tjetri dha dorëheqjen.

Z. Bolsonaro tha gjithashtu se ai nuk do të preket seriozisht nga virusi.

“Nuk do të rrëzohem nga një grip i vogël”, tha ai në mars.

Por këtu atij “nuk i dolën fjalët”, pasi në fillim të këtij muaji ai rezultoi pozitiv për COVID-19.

Më 20 qershor, Brazili u bë vetëm vendi i dytë që kaloi një milion raste dhe ky numër ka vazhduar të rritet në mënyrë të qëndrueshme. Ekspertët thonë se ka të ngjarë shumë më të larta për shkak të mungesës së testimit.

Por bllokimet u hoqën edhe ndërsa rastet u rritën. Në Rio dhe São Paulo, për shembull, restorantet dhe baret u rihapën me gjithë rritjen e vazhdueshme të rasteve.

Rritja e rasteve dhe relaksimi i masave të bllokimit i la disa brazilianë të ndjehen sikur u duhej të merrnin gjërat në duart e tyre.

Një sëmundje kronike në mushkëri do të thotë që llogaritari Tercio Galdino, 66 vjeç, është në rrezik të lartë nga COVID-19.

Ai dhe gruaja e tij veshin veshje të veçanta kur janë jashtë.

Sidoqoftë ka shpresë, pasi dy teste kryesore të vaksinave, në partneritet me kompanitë farmaceutike AstraZeneca dhe Sinovac, së shpejti do të fillojnë testimin e fazës përfundimtare mbi mijëra vullnetarë brazilianë.

Shpresa është se një përparim në këtë front mund të ndihmojë Brazilin të kthejë rritjen e tij shqetësuese të rasteve dhe vdekjeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb