Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe mungesën e kreut të PD, Lulzim Basha në Këshillin Politik dhe zgjedhjen e tij që në këtë mbledhje të ishte Gazment Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm i PD.

Rama tha se nuk e ka problem nëse opozita jashtëparlamentare përfaqësohet nga ai apo Bardhi, mjafton të ketë mandate.

Më tej kryeministri tha se më shumë se përmbajtja e delegacioneve i intereson më shumë dhe ka rëndësi përmbajtja e lëndës së Këshillit Politik.

 

‘’Shumë më e rëndësishme përmbajtja e lëndës se sa i delegacioneve. Zgjedhja e opozitës jashtëparlamentare që të vijë e përfaqësuar me këdo, mjafton të ketë mandat përfaqësimi. S’ka problem për mua, është njësoj. S’bën dallim nëse është Bardhi apo Basha.’’- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb