BRITANI E MADHE – Princesha Charlotte u bë 6 muajshe më 2 nëntor, por që prej ditës së pagëzimin ajo nuk ishte shfaqur më.
Por tashmë, babi William dhe mamaja, Kate Middleton vendosën të publikojnë disa foto të vogëlushes. Fotot janë postuar në faqen zyrtare të Kensigton Palace, në Instagram.
Me sytë e saj të bukur blu, me flokët gështenja si mamaja e saj dhe me fytyrën çamarroke si e vëllait të, George prindërit e tyre dëshirojnë që mbarë bota të gëzojnë për mrekullinë e tyre të vogël. (er.cu/BalkanWeb)
