TIRANË

PD reagon zyrtarisht lidhur me propozimin si kandidat për deputet të kësaj force politike, t ëish gjyqtarit të Apelit, Gjin Gjoni.

Zyrtarisht PD mohon kandidimin e ish gjyqtarit Gjoni në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.  Sipas PD, pasi propozimi nga një anëtar partie nuk nënkupton kandidim.

Zyrtarisht PD konfirmon se në metodologjinë e hartuar të seleksionimit të kandidatëve nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, është përcaktuar qartë si kriter përjashtues, që nuk mund të kandidohet nga PD “asnjë individ i cili është larguar nga detyra për shkak të vettingut apo që ka dhënë dorëheqjen nga funksioni në drejtësi pas hyrjes në fuqi të ligjit të vettingut.”

(BalkanWeb)

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb