Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i uron shërim të shpejt Kardinalit Troshani. Nëpërmjet një mesazhi pas ndërhyrjes kirurgjikale të kardinalit 90-vjeçar, Ruçi i uron kthim sa më të shpejt në misionin e tij në shërbim të Kishës, Kombit, besimtarëve dhe njerëzve

“Pas ndërhyrjes kirurgjikale në spitalin e Firences, i uroj Kardinalit Ernest Simoni Troshani shërim të shpejt dhe gjithashtu kthim sa më të shpejt në misionin e tij në shërbim të Kishës, Kombit, besimtarëve dhe njerëzve. Me këtë rast, ripërsëris vlerësimin dhe mirënjohjen time dhe të Kuvendit të Shqipërisë për kontributin e Kardinalit Troshani, të Kishës Katolike dhe të gjithë komuniteteve fetare në mbështetjen e qytetarëve shqiptarë gjatë periudhës së vështirë të pandemisë.”, shkruan në mesazhin e tij Kryetari i Kuvendit, z.Gramoz Ruçi.

Whatsapp Image 2020 07 25 At 10.05.46
Whatsapp Image 2020 07 25 At 10.05.46

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb