TIRANE

PAA ka reaguar përmes një deklarate për mediat lidhur me ndryshimet kushtetuese të cilat pritet të votohen më 30 korrik në parlament.

Në deklaratë PAA vlerëson se në demokraci nuk qeveriset me dhunën e kartonave aq më pak sipas saj me dhunën e kartonave të dalë nga zgjedhje të vjedhura.

“ “Formulat” e Ramës për koalicionet para dhe pas zgjedhore në thelbin e tyre deformojnë vullnetin e votuesve.” Citohet në deklaratë.

Deklarata e plotë:

“Në demokraci nuk qeveriset me dhunën e kartonave aq më pak me dhunën e kartonave të dala nga zgjedhje të vjedhura. Për shqiptarët e varfëruar nga termeti dhe pandemia vazhdimi i krizës politike është tragjik”. Krizat e përhershme po i detyrojnë shqiptarët ta braktisin Shqipërinë. Ҫdo justifikim në përlotje i Ramës për demokracinë nuk fsheh frikën nga kërkesa e përsëritur e BE-së për dënimin e elitave të korruptuara të Ballkanit Perëndimor. “Formulat” e Ramës për koalicionet para dhe pas zgjedhore në thelbin e tyre deformojnë vullnetin e votuesve.

Në demokraci nuk qeveriset me dhunën e kartonave aq më pak me dhunën e kartonave të dalë nga zgjedhje të vjedhura. Në demokraci mazhorancat duhet të ndajnë pushtetin për të krijuar një shtet që bazohet në parimet më të mira të ndarjes, balancës dhe kontrollit të pushteteve. Rama gjithnjë e më shumë po ndërmerr iniciativa ligjore që po kundërshtohen me forcë nga institucionet ndërkombëtare sepse kuptohet lehtë se shumë prej këtyre iniciativave kanë si qëllim të vetëm krijimin e të ҫarave ligjore për përfitime abuzive deri edhe në orët e fundit të pushtetit të tij.

Mazhoranca, edhe pse borxhi publik po rritet me ritme të frikshme edhe pse akoma nuk ka siguri për efikasitetin e paketave financiare për ta nxjerrë ekonominë nga kriza, vazhdon sundimin e saj arrogante dhe korruptive, vazhdon dhe jep projekte me partneritete publike private preferenciale me vlerë 1.2 miliard euro që do ju rëndojnë rëndë shqiptarëve. Kjo mënyrë sjelljeje e papërgjegjshme e Rama-qeveri po rrit shqetësimin se me vetëdije apo pa vetëdije nën ethet e frikës për tu përballur me SPAK, po kërkojnë të kenë pushtet politik pas zgjedhjeve 2021.

Por kështu Ramaqeveri po e dëmton rëndë ekonominë dhe buxhetin e shqiptarëve aq sa vendi në fund të kësaj mazhorance rrezikon ti ngjajë një “toke të djegur” nga e cila gjithnjë e më shumë shqiptare detyrohen të braktisin vendin e tyre. Për të filluar ringritjen kërkohet të zgjidhet sa më parë kriza politike aktuale. Për politikanët shqiptarë në këtë krizë të rëndë, të thellë dhe të gjatë vlen këshilla e Churchill kur thekson se: “Politikani bëhet burrë shteti kur nis të mendojë për brezat e ardhshëm e jo për zgjedhjet e ardhshme”.

https://www.dw.com/sq/evropa-ime-tu-tregojm%C3%AB-vendin-elitave-t%C3%AB-korruptuara-t%C3%AB-ballkanit-per%C3%ABndimor/a-54309762?fbclid=IëAR2VhT6v9M4-SsPBVAXIFc7HQ2Q3rvhWJFTF2WMKvëo0Tl6hkoN5NIuyxgc

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb