TIRANE- Eduart Ndocaj, deputeti më i ri i Kuvendit ka vendosur të shkojë me një makinë të re në çdo seancë kuvendi. Me sa duket “kaubojsit” nga Lezha i ka shkuar në mendje që në seancën e radhës të paraqitet në Kuvend me një makinë mbretërore.

Ai duket se do të blejë një “Rolls Royce”, të paktën kështu duket nga fotoja që ka shpërndarë vetë në Facebook, me komentin “Next”. Kjo na bën të kuptojmë që ky do të jetë automjeti i tij i radhës.
Ditët e para kur shkoi në Kuvend, Eduart Ndocaj përdori një Benz të vjetër, të njëjtën makinë me të cilën udhëtoi aktori Al Pacino në filmin “Kumbari”.

Më pas u pa të lëvizte me një “Range Rover” ngjyrë të bardhë. Por ka shumë gjasa që në seancën e kësaj të enjte do e shohim me “Rolls Royce”.
(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: