Një ish- anije ushtarake është mbytur ditën e sotme për qëllime turistike. Ajo do të shërbejë si një atraksion turistik në ujërat e Drimadhesit në Dhërmi për të apasionuarit pas zhytjes.

Me miratimin e ligjit për aktivitetet detare i hapet tashmë rruga e krijimit të porteve dhe shfrytëzimit të ujërave edhe nga jahtet, por jo vetëm edhe për pjesën nënujore.

Anija e cila u mbyt sot qëllimisht do të jetë një destinacion turistik nënujor dhe do të përfshihet në hartën e aktiviteteve turistikë detare në Shqipëri.

Për më tepër anija u mbyt nga Forcat Detare dhe në momentin e mbytjes ishte e braktisur teksa i pranishëm për të vëzhguar këtë ngjarje ishte dhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

STATUSI NGA EDI RAMA
#BeautifulAlbania ??❤️

Një destinacion i ri për zhytje?
Kjo ish anije ushtarake?️, tashmë do të shërbejë si një atraksion turistik nënujor?

#Dhërmi?


(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb