Vijon të jetë i lartë numri i pacientëve të shtruar në dy spitalet Covid në vend, përkatësisht tek Infektivi dhe “Shefqet Ndroqi”.
Ministria e Shëndetësisë raporton se ka shkuar në 125 numri i të shtruarve, nga 123 që ishte dje, ku 17 janë në terapi intensive dhe 7 të intubuar.
Nisur nga shifrat e larta të javëve të fundit “Ministria i ka bërë apel edhe njëherë qytetarëve që të vendosin maskën në çdo ambient të mbyllur, të kujdesen për higjienën personale dhe po ashtu të ruajnë distancimin fizik.
Po ashtu, Ministria i ka bërë thirrje edhe bareve e restoranteve e bizneseve të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë”.
Që prej mbërritjes së pandemisë në vendin tonë, në mes të muajit mars, janë shënuar 150 viktima nga koronavirusi, ndërsa numri i të shëruarve ka shkuar në 2830.
(BalkanWeb)