Këshilli Politik është mbledhur sërish këtë pasdite për të diskutuar edhe njëherë mbi ndryshimet kushtetuese, listat e hapura dhe koalicionet, një ditë para votimit në seancën plenare në Kuvend.
Në mbledhjen e kësaj të mërkure kanë shkuar përfaqësuesit e të gjitha palëve politike, si ai i mazhorancës Damian Gjiknurit, të opozitës jashtëparlamentare Oerd Bylykbashi e Petrit Vasili, si dhe Rudina Hajdari e opozitës parlamentare.
(BalkanWeb)
