Ministria e Mbrojtjes informon se vatra masive e zjarrit në pyjet e Molungut në Rubik tashmë është nën kontroll

Forcat Ajrore u angazhuan me helikopterë në një operacion që zgjati prej 3 orësh.

Në fakt zjarret në zonën e Mirëditës, saktësisht afër Rubikut janë prej ditësh aktive.

 

NJOFTIMI NGA MINISTRIA E MBROJTJES

Forca Ajrore përmes helikopterit të pajisur kovat e posaçme është angazhuar në shuarjen e vatrës masive të zjarrit në pyjet e Molungut, në afërsi të fshatrave Katund i Vjetër – Rrasfik njesia admin. Rubik. Pas më shumë se 3 orësh operacion, zjarri është vënë në kontroll.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb