Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka njoftuar sot përfundimin sesionit të Vl parlamentar që u mbyll me seancën e fundit ku u miratuan me 106 vota pro dhe 6 kundër ndryshimet kushtetuese për Listat e Hapura.
Ruçi njoftoi edhe datën e re kur do të mblidhet Kuvendi, që është 7 shtatori. Duke iu uruar pushime të mbara ai i ka bërë apel deputetëve të kenë kujdes me protokollin e COVID-19 dhe të respektojnë masat.
(BalkanWeb)