TIRANE – Pas pritjes së ngrohtë që i është bërë në Tiranë, këngëtari britanik John Newman ka provuar pijen alkoolike tradicionale të shqiptarëve “rakinë”.

Gota e parë i është dukur shumë e fortë këngëtarit, i cili e krahasoi me karburantin.
“Duket si karburant aeroplanësh. Vendoseni në aeroplanë”, – është shprehur ai duke qeshur. Gjithsesi 25-vjeçari, bashkë me bandën e tij, e ka konsumuar të gjithë shishen gjatë natës së bardhë.

Ndërkohë ylli i muzikës britanike ka rrëfyer në emisionin “Select” se për Vitin e Ri do sjellë këngë të reja dhe disa bashkëpunime interesante. “Po punoj me artistë të tjerë për t’i zhvilluar, kam hapur shtëpinë time diskografike dhe po mendoj edhe për aktrimin”-tha ai.

“Dështova të bëhem mekanik. Po punoj për albumin e radhës. Jam në kërkim të përsosmërisë. Dua që albumi im i tretë të jetë më i miri. Kam mësuar shumë nga albumi im i dytë, pashë tek ai çfarë shkoi dhe ku gabova, ndaj dua shumë që muzika që do të bëj nesër të jetë edhe më e mirë”, vazhdoi Newman.

Ndër të tjera John ka treguar se nuk ka pasur një jetë të lehtë gjatë fëmijërisë së tij. Ai ka jetuar në një lagje të varfër dhe i është dashur ta shtyjë ditën me 1 dollar.

Jeta e tij sot ka ndryshuar si nata me diten. Ai është një nga këngëtarët më të suksesshëm britanikë, me axhendë të ngjeshur e me ambicje të mëdha për të ardhmen.

John Newman ka treguar se është fans i Beyonce-s, i pëlqen fuqia e DIVA-s që ka në skenë, e njëkohësisht pëlqen edhe Adele e Amy Winehouse.

(er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: