Nuk kanë të sosur lajmet e hidhura nga Bejruti. Mediat e huaja kanë publikuar që mes viktimave si pasojë e shpërthimit të ndodhur, është dhe Sekretari i përgjithshëm i partisë politike “Kataeb”, Nazar Najarian.

Sipas raportimeve, Najarian ndodhej në zyrë në momentin që ka ndodhur shpërthimi. Ai ishte një politikan shumë i njohur dhe mjaft aktiv në Liban.

Sakaq kujtojmë që deri më tani janë raportuar 50 viktima, ndërsa të lënduarit janë përllogaritur mbi 2.700 persona.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb