Presidenti Libanez Michel Aoun bëri thirrje për një takim urgjent të kabinetit të tij ditën e sotme, dhe tha se një gjendje e jashtëzakonshme dy-javore duhet të shpallet pas një shpërthimi masiv në Bejrut që vrau të paktën 78 njerëz dhe plagosi 4,000 të tjerë.
Shpërthimi i së martën u ndje pothuajse në të gjithë qytetin, duke shkatërruar gjithçka.
Zyrtarët thanë se prisnin që numri i vdekjeve të rritet më tej ndërsa punëtorët e urgjencës gërmuan nëpër rrënoja për të shpëtuar njerëz dhe për të larguar të vdekurit.
Shkaku i shpërthimit nuk është bërë ende i qartë. Zyrtarët e lidhën shpërthimin me rreth 2.700 ton nitrat amoniumi të konfiskuar që ishin ruajtur në një depo në port për gjashtë vjet.
Presidenti Aoun mblodhi Këshillin e Lartë të Mbrojtjes pas shpërthimit.
A.Ago//BalkanWeb