Policia e Tiranës ka identifikuar autorin e vrasjes së taksistit 71-vjeçar Abdulla Budlla dy ditë më parë në Fushë-Prezë.
Gazetarja Dorjana Bezat duke iu referuar burimeve nga policia raportoi për “BalkanWeb” se sektori i krimeve të rënda në Policinë e Tiranës po zhvillon një operacion për kapjen e vrasësit të 71-vjeçarit.
Operacioni është ende në vijim, ndërsa mësohet se janë shoqëruar disa persona në zonën e Rinasit dhe të Niklës. Në zonë ka forca të shumta policie që po kryejnë kontrolle.