“Përse nuk më le të fle?”. Kështu nis sherri mes një shqiptari dhe një emigranti me ngjyrë në Itali që përfundon keq për shqiptarin.

Emigranti shqiptar i shkon pranë emigrantit me ngjyrë dhe i kërkon llogari pse bën zhurmë, madje dhe e godet në kokë dhe më pas e shan në shqip me fjalë të pista.

Por ndonëse mund të ketë pritur një reagim prej viktime, emigranti me ngjyrë që fillimisht habitet dhe përpiqet të shmanget duket se nuk e ka duruar dhe i është kthyer keq. Ai e qëllon me grushte e shqelma, duke e lënë në tokë të shtrirë.

Më pas është emigranti me ngjyrë që i kërkon personit që filmon të njoftojë policinë, ndërsa personi tjetër përpiqet ta ndalojë. Siç duket nga pamjet shqiptari ka pësuar dëmtime të shumta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb