Bjellorusia hapi sot në mëngjes qendrat e votimeve për zgjedhjet presidenciale.
“Kandidati i pathyeshëm, Aleksandër Lukashenko, përballet në këto zgjedhje me kundërshtaren e papritur, Svetlana Tikhanovskaya”, njoftuan gazetarët në vend.
Disa prej votuesve i janë drejtuar vendvotimeve të pajisur me një byzylyk të bardhë, si një shenjë njohjeje të kërkesës së bërë nga kandidatja e opozitës, e cila u bëri thirrje mbështetësve të saj që të ishin vigjilentë kundër mashtrimit.