Të ushqehesh drejt sipas grupit të gjakut ose ndryshe e njohur si teoria D’Adamo e krijuar nga Peter J. D’ Adamo, do të thotë të që secili të ushqehet në bazë të grupit të gjakut që ka, me qëllim për të parandaluar sëmundjet dhe kilogramët e tepërta.

Sipas Peter D’Adamo-s, njerëzit pasqyrojnë zakone specifike të të ngrënit, të cilat janë të lidhura ngushtësisht edhe me paraardhësit tanë e me stilet e ndryshme të jetesës.

  • foto galeri

Çdo grup gjaku dhe stili jetës i përshtatshëm për të lidhet korrespondon me “profesionin” që paraardhësit e tyre kanë bërë.

Grupi 0, “Gjuetari”
Gjuetar, i pavarur, udhëheqës, me sistem imunitar të fortë. Ka kujtesë gjenetike të fuqishme, instikt, optimist I lindur. Grupi më i vjetër I shfaqur 40.000 vite para Krishtit te Kromanionët. Ushqimi I tyre kishte bazë proteinat pasi ushqeheshin vetëm me mish, kështu aparati I tyre tretës arriti formën më të mirë.
Grupi 0 mund të quhet ndryshe një grup “mishëngrënës”

Kanë aparat tretës të fuqishëm, tolerant dhe përshtaten shumë mirë me aktivitetin fizik.

Regjimi ushqimor për grupin 0
Grupi 0 mund të konsumojë mish sa herë të dojë pasi ka prani të lartë të acidit gastrik në stomak i cili e tret shumë mirë mishin.
Duhet të tregojë kujdes në sasinë e mishit që konsumon, jo më shumë se 150-200 gram në vakt. Dieta me bazë mishi, perime dhe sasi e kufizuar e prodhimeve të grurit është ideale për ta.

  • foto galeri

Grupi AB
2-4% e njerëzve në botë kanë grup gjaku AB
Ka moshë të re, 1000 vite
Njerëzit me grup gjaku AB kanë sistem imunitar të dobët e delikat
Grupi AB duke qenë një ndër grupet e rralla të gjakut është biologjikisht i ndërlikuar. Nuk shkon me asnjë nga kategoritë e grupeve të tjera. Herë ngjan me grupin A dhe herë me grupin B, dhe herë-herë shihet si një kombinim hibrid.

Regjimi ushqimor për grupin AB
Ky grup ka një dietë të ndërlikuar e cila duhet studiuar me kujdes.
AB ka pak acide stomaku, kjo nënkupton që edhe pse janë programuar gjenetikisht për të ngrënë mish, aparati i tyre tretës nuk e proçeson mirë atë. Prandaj ky grup duhet të kufizojë përdorimin e mishit.
Personat me grup gjaku AB janë të prirur për të qenë intolerant ndaj Glutenit, prandaj duhet të kufizoni përdorimin e prodhimeve të grurit. Nëse doni të dobësoheni ju gjithashtu duhet të kufizoni edhe përdorimin e karbohidrateve. Diera me bazë perime , fruta dhe sasi të kufizuar të mishit dhe prodhimeve gruri është idelae për ta.

Grupi A, “Fermeri”
Grupi A është shfaqur në Azi dhe Lindje të mesme 15.000-25.000 vite para Krishtit
Janë të duruar, bashkëpunues, pasionantë, praktikë dhe të zotë për të përballuar sfidat e jetës.
Kanë tendencë të kenë një gjendje “stresi” kronik në përditshmëri.
Paraardhësit e grupi A, janë marrë me bujqësi e blegtori.
Ata konsumonin ato që kultivonin vetë, për këtë arsye dieta vegjetariane është ideale për ta, kryesisht kur qëllimi tyre është humbja e peshës. Ndryshe nga grupi 0 i cili e përdor mishin si karburant për energji, grupi A e akumulon atë në dhjam, madje konsumimi i mishit ju shkakton gjendje lodhje dhe pafuqie. Grupi A ka probleme me tretjen e prodhimeve të qumështit, për këtë arsye duhet të tregojnë kujdes në përdorimin e tyre pasi ju shkaktohen probleme shëndetsore. Personat me grup gjaku A kanë tendencë të mbajnë ujë të tepërt në trup. Dieta e tyre është natyrale, efikase për të humbur peshë edhe nëse përdoret nga grupet e tjera. Dieta e grupit A ka profil vegjetarian. Bazohet në perime, fruta, kufizim të mishit apo prodhimeve të qumështit. Kufizim të fasuleve dhe grurit.

Grupi B, “Barinjtë”
U shfaq 10.000-15.000 vite para Krishtit në Azi
Njerëzit e grupit B janë vigjilent dhe origjinal. Kanë dietë të ekuilibruar më shumë se grupet e tjera. Kanë mundësi zgjedhje më të madhe të ushqimeve. Karakterizohen nga një imunitet i fortë, përballojnë me sukses sëmundjet, madjet edhe ato më të rëndat si është kanceri. Sistemi tyre tretës është mjaft i fortë dhe tolerant. Ky grup duhet të përdorë sa më shumë lëngje, çajra dhe ujë. “Të gjitha nga pak” , është motoja e dietës ideale për grupin B. Njerëzit me grup gjaku B e kanë më të lehtë humbjen e peshës, ata mund ta arrijnë atë vetëm nëpërmjet ekuilibrit në regjimin ushqimor. Kur prishin regjimin ushqimor ata ndjehen të lodhur dhe pa energji. Organizmi i tyre ka një marëdhënie fantastike me qumështin, kjo bazuar te paraardhësit e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb