Presidenti afgan, Ashraf Ghani nënshkroi një dekret për lirimin e diskutueshëm të 400 luftëtarëve talebanë, me qëllim fillimin e bisedimeve interafgane për paqen, deklaroi sot pallati presidencial.
Lirimi i tyre konsiderohej si pengesa më e rëndësishme për t’u kapërcyer, para bisedimeve të paqes, një parakusht i vendosur nga militantët talebanë.
“Tashmë kemi një mundësi historike për paqen”, shkroi në Twitter i dërguari amerikan për pajtimin afgan, Zalmay Khalilzad, duke përshëndetur vendimin.
Fillimi i bisedimeve do të jetë një ngjarje historike, pasi talebanët, për 19 vitet e fundit, kanë refuzuar vazhdimisht të hyjnë në çdo bisedim me qeverinë afgane, të cilën e quajnë një “kukull” të shteteve perëndimore.//ATSH