Marash Kumbulla mbetet një çështje e hapur në tregun e transferimeve. Qendërmbrojtësi kuqezi është i destinuar të largohet nga Verona por jo pa marrë fillimisht atë që presidenti Setti kërkon. “La Gazzetta dello Sport”, është rikthyer sërish të flas për të ardhmen e mbrojtësit shqiptar, një lojtar për të cilin Lazio dhe Inter vijojnë betejën në distancë për të siguruar shërbimet e tij.

Kumbulla
Kumbulla

Marotta ndjek prej kohësh situatën e tij, ka gjetur një akord paraprak me lojtarin edhe me klubin por ende nuk kanë paraqitur ofertën e duhur. Ndryshe nga Inter, Lazio ka qenë më konkrete, kanë paraqitur një ofertë zyrtare, 20 milion euro kesh plus kartonin e Anderson, ofertë që është refuzuar pasi drejtuesit e Verona kërkojnë para kesh, pa përfshirë lojtarë të tjerë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb