Humbja katastrofike 8-2 kundër Bayern Munich dhe eliminimi nga Champions League ka lenjë shenjë te Barcelona. Një dështim i tillë do të kërkojë kohë të harrohet, ndërsa në klubin “blaugrana” kanë nisur punën për revolucionin në skuadër.

Një mision i vështirë, teksa si fillim duhet të largohen hijet e dyshimit që rrethojnë Lionel Messi. Me anë të një reagimi në llogaritë zyrtare në rrjetet sociale, klubi ka përgënjeshtuar zërat e merkatos që flasin për një largim të yllit argjentinas. Por kaq nuk ka bindur mediat iberike, që vijojnë të insistojnë se e ardhmja e “Pleshtit” është larg “Camp Nou”. Deri tani, Messi ka qëndruar në heshtje, ndërsa vendimin përfundimtar do ta marrë pasi të kuptojë plotësisht planet e klubit.
Levizja e parë e drejtuesëve “blaugrana” ka të bëjë me pankinën. Me Setien të larguar, në “pole” për të marrë drejtimin e Barcelonës është një njohje e vjetër e tifozëve katalunjas. Bëhet fjalë për Ronald Koeman, tekniku holandez i përzgjedhuri i presidentit Bartomeu kundrejt Maurizio Pochettino. Palët janë takuar dhe kanë arritur një marrëveshje paraprake për një kontratë 2-vjeçare. Zyrtarizimi pengohet vetëm nga Koeman, që si fillim duhet të ndahet nga “martesa” me Federatën Holandeze të Futbollit.
(balkanweb)
