FC Barcelona ka zyrtarizuar Ronald Koemanin si trajnerin e ri. Holandezi do të lërë stolin e kombëtares së vendit të tij për t’u rikthyer në Campo Nou pas shumë vitesh, kësaj radhe jo si futbollist por si trajner.

Dhe pikërisht Barcelona i uron holandezit mirëseardhjen në ‘shtëpi’. Koeman do të zëvendësoje Setienin i cili u largua pas 7 muajsh duke mos fituar asnjë trofe si dhe me një humbje turpëruese në fund 8-2 ndaj Bayern Munchen.
Pas tij u largua dhe Abidal si drejtor sportiv por duket se President Bartomeu ka lëvizur shpejt dhe ka plotësuar të dyja vendet e lira. Koeman ndërkohë ka lënë në mes kontratën me Holandën që do kompensohet nga vetë Barcelona.

Ai dikur është përfolur dhe për të marrë drejtimin e kombëtares shqiptare por mbetën thjesht bisedime.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb