Bayern Mynih dhe Lyon do të përballen sot në Portugali për gjysmëfinalen e dytë të Champions League. Të  dyja ekipet kanë lënë shenjë deri më tani me paraqitjet e tyre teksa, Bayern ka shpartalluar dy kundërshtaret e mëparshme Chelsea-n dhe Barcelonën kurse Lyon ka surprizuar duke eleminuar Juventusin dhe Manchester City-n.

Nga të gjitha anët Bayern është i favorizuar pasi dhe 10 vite më parë 2 skuadrat përballeshin po në gjysmëfinale të Champions League, dhe bavarezët fitonin me rezultat të përgjithshëm 4-0.

Atë vit Bayern humbiste finalen me Interin, por Lyon sot ka shansin të shkruajë dy histori, të parën personale duke u kualifikuar në  finale dhe të dytën të Champions League për të rezervuar për herë të parë një  finale totalisht franceze. Finalistja e parë është PSG që dje fitoi 3-0 ndaj Leipzig.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb