Komiteti ekzekutiv i FIFA-s miratoi te enjten “ne unanimitet” programin e reformes, qe percakton nje limit prej 12 vjetesh te mandateve te presidentit dhe te anetareve te komitetit ekzekutiv, si dhe nje transparence te pagave te drejtuesve kryesore, theksoi FIFA nepermjet nje njoftimi zyrtar.
Ky program i reformes kerkon t’i riktheje kredibilitetin institucionit suprem te futbollit boteror, nderkohe qe ai do te votohet nga 209 federatat ne kongresin e jashtezakonshem te 26 shkurtit.
Programi parashikon gjithashtu kontrollin e perforcuar te integritetit te anetareve te komitetit ekzekutiv dhe nje riekuilibrim te pushtetit te FIFA-s.
(d.b/BalkanWeb)
