Barcelona ka zgjedhur edhe zv.trajnerin apo asistentin e Ronald Koeman dhe ai do të jetë Henri Edëard Larsson. Ai nuk është një emër i panjohur në ‘Camp Nou’ edhe pse jo me famë, ka luajtur për 2 vite me blaugranët në vitet 2004- 2006. Sulmuesi suedez nuk u paraqit keq me Barcelonën pasi në 40 paraqitje shënoi 13 gola.

Ndërkohë si futbollist ka luajtur në kampionatin suedez, holandez me Feyenord apo tek Celtic në Skoci. Kurse si trajner nuk ka provuar asnjë aventurë jashtë përveç Suedisë. Barcelona do të jetë e para jashtë vendit të tij. Ai do të jetë krahu i djathë i holandezit Koeman, i cili do të përpiqet të kthejë Barcelonën tek trofetë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb