SAN MARINO
Nënkampionët e Kosovës, Gjilani kanë arritur të kalojnë me sukses sfidën e dyfishtë në San Marino, atë ndaj COVID-19 dhe të Tre Penne-s. Fillimisht skuadra kosovare u trondit pasi një futbollist rezultoi pozitiv me COVID-19 dhe San Marino kërkoi mos zhvillohet ndeshja.
Pas ritestimit të gjithë rezultuan negativë. Me Tre Penne ndeshja nuk filloi mirë. Vendasit kaluan në minutën e 16-të në avantazh, oor gjilanasit përmenden pas 8 minutash dhe barazojnë me Dakic.
Në fund të pjesës së parë Sorrentino i Tre Penne del me karton të kuq duke lënë të vetit me 10 lojtarë. Gjilani në pjesën e dytë shënon me Fiton Hajdarin dhe Ardit Hilën për të debutuar me fitore në kualifikueset e Europa League.
Ndeshjen e ardhshme gjilanasit kanë një ndeshje të vështirë ndaj APOEL Nikozisë.
(BalkanWeb)