Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit pasi akuzohet se ka goditur me sende të forta një shtetas. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet M. K., 38 vjeç, banues në Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi, në bashkëpunim me shtetasit E. Xh., 27 vjeç dhe A. Xh., 24 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin S. A., 38 vjeç, banues në Fier, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Po punohet për kapjen e shtetasve të sipercituar. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim”.
(BalkanWeb)
