Zv/kryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe dhe kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu kanë shkëmbyer batuta me njëri- tjetrin për një video të publikuar nga ky i fundit, ku duket Shëngjini gjatë natës.
Braçe e ironizon fillimisht për fjalën angleze që ka përdorur Ndreu duke i shkruar ”Në darkë deshe me thënë?!”.
Por Ndreu e fton Braçen më mirë për drekë për të parë se çfarë ndodh në Shëngjin.
Braçe i kthehet sërish me batutë duke i thënë se do të marrë fillimisht një maskë që mos infektohet nga COVID-19, si dy nënkryetarët e Bashkisë Lezhë.
Por Ndreu e siguron se ia jep ai një maskë.
(BalkanWeb)