Kryeministri britanik, Boris Johnson është në një pushim të shkurtër në Skoci, me të fejuarin e tij Carrie Simmonds dhe djalin e tyre Wilfred. Në një foto të postuar në llogarinë e saj në Instagram nga Carrie Simonts, Boris Johnson është parë i veshur me çizme alpinizmi duke mbajtur djalin e tyre në një kangur, afër shtëpisë së pushimeve, ku ata po pushojnë në Aplcros, Skoci.

Dhe ndërsa çifti po shijon disa momente të pakujdesshme, pronari i shtëpisë në vendin fqinj është zemëruar pasi thotë se ata vendosën një tendë moderne në tokën e tij dhe ndezën një zjarr pa e pyetur më parë.

Kenny Cameron tha se kryeministri britanik dhe partnerja e tij vendosën dy karrige prej druri në mënyrë që të mund të kalonin nëpër gardh, ku vendosën çadrën e tyre, pa e pyetur atë. Ai gjithashtu shprehu shqetësim pasi ndezën edhe një zjarr.

Duke folur për “Daily Mail” ai tha: “Z. Johnson supozohet të udhëheqë vendin, por ai nuk po jep një shembull të mirë. Zakonisht, kur njerëzit duan të hyjnë në një zonë të rrethuar, ata së pari kërkojnë leje, por unë kurrë nuk u pyeta. Ai mund të kishte vendosur tendën e tij në kopshtin e vilës së tij dhe nuk do të kishte asnjë problem, por jo në tokën time.

Oficerët e Policisë Metropolitane i kërkuan falje z. Cameron, duke thënë se të dy ata dhe Kryeministri besuan se fusha ishte pjesë e vilës.

Boris Johnson dhe e fejuara e tij besohet se kanë kaluar disa netë romantike me djalin e tyre 4 muajsh, Wilfred dhe qenin e tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb