Kryeministri Edi Rama ka arritur në Vjenë për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Special të OSBE për Bjellorusinë.

Rama e ka nisur duke takuar zv/sekretarin amerikan të Shtetit i cili është njëkohësisht edhe i dërguari i SHBA për Bjellorusinë, Stephen Biegun.

Shqipëria udhëheq këtë vit Kryesinë e OSBE, dhe Rama si kryeministër është dhe kryetar i saj. Ai i bëri ftesë Bjellorusisë për ndërmjetësim të një dialogu nga OSBE për zgjidhje, e cila s’ka marrë ende përgjigjie nga Lukashenko.

Nesër Rama do të drejtojë Këshillin Special të OSBE që do të diskutojë dhe propozojë edhe ndërmjetësim për zgjidhjen e krizës në Bjellorusi të shkaktuar nga zgjedhjet e fundit presidenciale, ku Lukashenko akuzohet për manipulim rezultati.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb