Nën hijen e kërcënimit për bojkot nga ana e klubeve, Federata Shqiptare e Futbollit ka hedhur shortin, që përcaktoi kalendarin për sezonin 2020/2021 të Superligës. Edicioni i ri në program për të nisur më 12 shtator rezervon një “premierë” me fishekzjarre.

Superiore4
Superiore4

Kështu, që në javën e parë do të përballen mes tyre kampionët e Tiranës dhe Kukësi, rivali më i madh në sezonin e shkuar. Partizani nis rrugëtimin e tij në transfertë kundër Kastriotit, ndërsa në ndeshjet e tjera sipas kalendarit, Teuta do të presë Skënderbeun, Vllaznia luan në shtëpi ndaj Apolonisë, ndërsa Bylis sfidon Laçin.

Sektori i garave në Federatë kishte përcaktuar më parë që dy ekipet e kryeqytetit Tirana dhe Partizani të mos luanin në të njëjtën javë në shtëpi. Për derbin, tifozët duhet të presin javën e gjashtë, ku bardheblutë janë pritës në sfidën e parë.

SUPERLIGA 2020-2021 / FAZA E PARE

JAVA 1

Tirana-Kukësi

Teuta -Skënderbeu

Vllaznia -Apolonia

Bylisi -Laçi

Kastrioti-Partizani

JAVA 2

Kukësi – Partizani

Laçi – Kastrioti

Apolonia – Bylisi

Skënderbeu – Vllaznia

Tirana – Teuta

JAVA 3

Teuta – Kukësi

Vllaznia – Tirana

Bylisi – Skënderbeu

Kastrioti – Apolonia

Partizani – Laçi

JAVA 4

Kukësi – Laçi

Apolonia – Partizani

Skënderbeu – Kastrioti

Tirana – Bylisi

Teuta – Vllaznia

JAVA 5

Vllaznia – Kukësi

Bylisi – Teuta

Kastrioti – Tirana

Partizani – Skënderbeu

Laçi – Apolonia

JAVA 6

Kukësi – Apolonia

Skënderbeu – Laçi

Tirana – Partizani

Teuta – Kastrioti

Vllaznia – Bylisi

JAVA 7

Bylisi – Kukësi

Kastrioti – Vllaznia

Partizani – Teuta

Laçi – Tirana

Apolonia – Skënderbeu

JAVA 8

Kukësi – Skënderbeu

Tirana – Apolonia

Teuta – Laçi

Vllaznia – Partizani

Bylisi – Kastrioti

JAVA 9

Kastrioti – Kukësi

Partizani – Bylisi

Laçi – Vllaznia

Apolonia – Teuta

Skënderbeu – Tirana

Data e nisjes është përcaktuar, po ashtu edhe kalendari, por kërcënimi për bojkot nga ana e Ligës Profesioniste mbetet në fuqi. Kjo konfirmohet nga presidenti i saj, Edvin Libohova. Sipas tij, për momentin klubet e Superligës I qëndrojnë kërkesave në drejtim të qeverisë dhe nëse nuk plotësohen atëherë nuk do të zbresin në fushë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: